Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kurti u mandatua si kryeministër, Mustafa i vë afat: Deri në fund të javës duhet të…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka vënë afat deri në fund të javës kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re.

Duke folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Mustafa deklaroi se është koha për të ndarë nëse marrëveshja do të bëhet ose jo.

“Ne mendojmë që marrëveshja duhet të nxjerrë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuar në mes të dy palëve, në harmoni me besimin që na kanë dhënë qytetarët. Ne kemi dhënë një propozim që mendojmë që është shumë i balancuar që mendojmë që VV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë.

Ne mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë por që ajo të ketë një përfundim sa më të shpejtë deri në fund të kësaj jave që të bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet. Këtu mbetemi me këto pozita, gjithsesi me vullnet që të përfundohet marrëveshje”, deklaroi Isa Mustafa.

Kujtojmë që dje Albin Kurti u mandatua si kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi, pas propozimit të LVV. Kurti nuk i shkoi Thaçit në Presidencë për të marrë dekretin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet