Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kercenohet qendra e Berlinit/ Zbulohet bomba 250 kg

Gjatë ditës së sotme, në qendër të Berlinit pranë sheshit Alexanderplatz, u zbulua një bombë me peshë 250 kilogramë, që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas informacioneve, bomba është gjetur pranë Rotes Rathaus të Berlinit, bashkisë së qytetit, ku ndodhen shtëpitë e kryetarit dhe zyrtarëve të qeverisë lokale, deklaroi sot një zëdhënës i policisë.

Menjëherë pas informacioneve, ekspertët e çaktivizimit të armëve janë vendosur në vendin ku u zbulua bomba, që ndodhet pranë sheshit qendror Alexanderplatz në Berlin.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se bomba do të çaktivizohet gjatë ditës, pasi policia ka bërë të mundur rrethimin e zonës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet