Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Jepini policisë drogë të stërvisë qentë”: Zbulohet shkresa e Olsian Çelës për prokurorët

Ministria e Brendshme ankohet ndaj prokurorëve se nuk u ka vënë në dispozicion drogë për qentë. Kërkesa i është dërguar Kryeprokurorit, Olsian Çela, ndërsa ky i fundit ia ka përcjellë kërkesën Prokurorisë së Tiranës.

Lënda: Kërkesa për bashkëpunim

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Me shkresën nr. 10279, datë 19.02.2019 “Mbi vënien në dispozicin të sasive të nevojshme të lëndëve narkotike për trajnimin e qenve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë”, Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor.

Përsa më sipër drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë, ku janë sekuestruar lëndë narkotike sipas specifikimeve që u nevojiten. Bashkëngjitur edhe shkresa e Ministrisë së Brendshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.