Ish-ministri Spartak Poci: Me shkarkuan nje dite para se te nisja aksionin kunder bandave

Politikë
Ish-ministri Spartak Poci: Me shkarkuan nje dite para se te nisja aksionin

Në vitin 2000, policia ka disponuar informacione se ka pasur edhe plane konkrete për eliminimin e ministrit Spartak Poçi.

“Patjetër ka pasur plane, jo vetëm nga banda e Lushnjes, por edhe nga qarqe tjera kriminale. Më shumë kanë qenë presione të padukshme që u konkretizuan edhe në finale në largimin tim nga kjo detyrë”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për herë të parë, Poçi zbardh për Top Story disa detaje që paraprinë largimin e tij nga detyra, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi ndikimet e bandës së Lushnjes.

“Ajo që të bën të mendosh se disa anëtarë të bandës e dinin që unë do lëvizja, edhe ky ishte pak a shumë një e dhënë e pakëndshme. Dhe ajo që ra më shumë në sy me ikjen time ministri që erdhi pas meje filloi pastrimet, po për të hequr njerëzit e Pocit”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Në atë kohë, pas pastrimit të rrugëve nga bandat, po përgatitej edhe goditja e aktiviteteve ekonomike kriminale dhe lidhjet me njerëz të politikës.

“Unë jam shkarkuar, shkarkuar..transferuar në një detyrë tjetër në 7 nëntor, kurse në 8 nëntor ishte planifikuar të niste aksioni i madh i goditjes trafiqeve, i koordinuar me disa vende jo ballkanike, madje e dija dy ditë përpara që nuk do zhvillohej”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

ME TE LEXUARAT