BE thirrje qeverise shqiptare per paketen “Antishpifje”: Adresoni rekomandimet

Politikë
BE thirrje qeverise shqiptare per paketen “Antishpifje”: Adresoni

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero reagon sërish për paketën antishpifje në Shqipëri, duke kërkuar rishqyrtimin e saj.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Evropës në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar. Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t’i pranuar rekomandimet. Ne shpresojmë se kjo të realizohet”, tha Pisonero.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paketa e diskutueshme ligjore e propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Parlamenti, është rikthyer në Parlament nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e konsideron si antikushtetues. Meta tha se ligji shkel lirinë e medias.

“Absolutisht që ne e mbështesim vetërregullimin. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Evropës jo vetëm për nxitjen e vetëregullimit. Ne gjithashtu mbështesim rekomandimin që rregullimi të kufizohet vetëm në shërbimet e mediave audiovizive online, ne gjithashtu mbështesim trajtimin e pavarur gjyqësor të ankesave në lidhje me mediat dhe forcimin e transparencës për pronësinë e mediave në vend. Pra, në përgjithësi ne mbështesim të gjitha rekomandimet e parashtruara nga Këshilli i Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, me atë që duhet ndjekë një vend kandidat”, tha zëdhënësja.

ME TE LEXUARAT