Basha: Kontributi i Kongresit te Lushnjes, leksion qe duhet perseritur

Politikë
Basha: Kontributi i Kongresit te Lushnjes, leksion qe duhet perseritur

Në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se burrat dhe gratë që morën pjesë në këtë Kongres dhanë shembullin se atdheu vendoset mbi gjithçka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në “Facebook”, kryedemokrati kërkoi që kontributi i tyre të përsëritet vazhdimisht pasi kanë dhënë leksion trimërie dhe atdhedashurie.

“Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësuesit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjencia e diaspora. Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë. Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimisht, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritetet e veta.”

Lulzim Basha theksoi se Kongresi i Lushnjes punoi duke pasur parasysh parimin që Shqipëria nuk ndahet.

“Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencës së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjes u mblodhën, duke pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha.”

ME TE LEXUARAT