Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Aksidenti ne Pogradec/ Niset me urgjence drejt Tiranes ne gjendje te rende nje person

Shoferi i një prej automjeteve të përfshirë në aksident mbrëmjen e të hënës në Pogradec është transportuar këtë të martë drejt Tiranës. Burime bëjnë me dije se shoferi i transportuar është Enri Çollaku, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” kur ndodhi ngjarja.

Po ashtu, mësohet se ai ishte edhe shkaku i aksidentit, pasi ka bërë një parakalim të gabuar, duke u përplasur me mjetin tjetër. Enri Çollaku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye do të marrë një ndihmë më të specializuar nga mjekët e Tiranës.

Aksidenti ndodhi në aksin nacional Pogradec-Tiranë në afërsi të tunelit panoramik dhe për pasojë u plagosën pesë persona, katër prej të cilëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.