Vasili: Soreca, foli Edit për problemet në qeverisje, paçka se mërzitet

Politikë
Vasili: Soreca, foli Edit për problemet në qeverisje, paçka se

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” i drejtohet ambasadorit të BE në vendin tonë Luigi Soreca.

Vasili shprehet se Soreca duhet t’i bëjë me dije Ramës një sërë fenomenesh negativë të qeverisjes, pavarësisht se kryeministri do të mërzitet. Për Vasilin, Soreca duhet t’i bëjë me dije Edi Ramës korrupsionin në qeveri, faktin se zgjedhjet nuk duhet te vidhen, nuk duhet të bëhen zgjedhje moniste etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Petrit Vasilit:

Luigi foli Edit foli, paçka se merzitet!

Ambasadori Soreka tha sot se:

“Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë. Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.”

Ambasador Soreka guret kilometrike jane te qarte: Edi Rama nuk duhet te vjedhe zgjedhjet dhe nuk duhet te beje votime moniste. Edi Rama duhet te çoje perpara drejtesise hajdutet e zgjedhjeve. Edi Rama duhet te heqe duart nga drejtesia dhe nga kapja e Gjykates Kushtetuese. Edi Rama duhet te ndale korrupsionin qe po shkaterron ekonomine e vendit dhe te pergjigjet per penalisht ai dhe qeveria e tij per kete.

Edi Rama duhet te ndale koncesionet grabitqare dhe kusare, qe po hedhin ekonomine ne gremine sic vete BE ka konstatuar. Edi Rama duhet te ndahet nga krimi i organizuar, nga trafikantet e droges dhe te ndale pastrimin gjigand te parave ne Shqiperi. Edi Rama duhet te ndale shkaterrimin e administrates publike dhe te mos fuse mijra militante te paafte dhe te korruptuar te partise se tij.

Ndaj i dashur Ambasador i BE-se keto nuk jane detyra te Shqiperise, por te Edi Rames.

Keto detyra te paplotesuara dhe te penguara prej tij na mbajne jashte Europes. Ju e dini me mire se kushdo tjeter kete.

Une e kuptoj sikletin,veshtiresine dhe hallin, qe ju pengon per te mos ju drejtuar dot drejtperdrejti Edi Rames. Por koha spret më.Shqiptaret nuk mund te presin me.Te rinjte e Shqiperise nuk kane me durim.

Ndaj i dashur Luigi foli edhe Edit paçka se merzitet. Per Europen dhe parimet e saj rendesi ka te gezohet populli pa le te merzitet Edi.

Pa Edin bejme qe çke me ate pune,ndersa pa popullin s’bejme dot kurre.

Ndaj foli Edit Luigi foli….

ME TE LEXUARAT