Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Arrestime të tjera për dëmet nga tërmeti, mbërrijnë nga Italia 7 ekspertë

Shtatë ekspertë italiane kanë mbërritur në Shqipëri ku do të asistojnë Prokurorinë e Durrësit për hetimet e termetit, ku vdiqën 51 qytetarë.
Ekspertët italianë kanë ardhur në bazë të një marrëveshje të nënshkruar mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane. Ata janë takuar fillimisht me Kryeprokurorin Oslian Çela e më pas do të shkojnë në Prokurorinë e Durrësit.

Në ekipin italian janë dhe 2 prokurorë, që kanë hetuar në Itali për pasojat e termetit që ra ne L’Aquila.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “Prokurori i Pergjithshem z Olsian Çela ne kete moment po zhvillon nje takim me nje delegacion ekspertesh italian kryesuar nga dy prokurore, OPGJ si dhe inxhiniere. Ky takim eshte mundesuar nga PAMEKA. Tema e diskutimit eshte asistenca teknike per termetin”.

Në termetin tragjik të 26 nëntorit, u rrëzuan disa objekte në Durrës dhe Thumanë dhe për pasojë humbën jetën 51 njerëz të pafajshëm

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.