Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

PS mbledh Grupin Parlamentar/ Ja kush pritet te zvendesoje Arben Ahmetajn

Partia Socialiste ka mbledhur prej orës 16:00 Grupin Parlamentar, teksa në orën 17:00 pritet të nisë sesioni i ri parlamentar për vitin 2020.

Mësohet se Grupi Parlamentar i PS do t’i propozojë Kuvendit Milva Ikonomin për kryetare të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, për shkak se Arben Ahmetaj, që drejtonte këtë komision, është emëruar ministër për Rindërtimin.

Një tjetër temë e rëndësishme që po diskutohet në mbledhje është edhe zgjedhja e emrit të kryetarit të Institutit të Lartë të Drejtësisë, që do të votohet në seancën plenare.

Mbledhja e grupit të PS po drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.