Prova e pare per SPAK/ Koncesioni i sterilizimit, nje muaj pas padise nis marrja ne pyetje

Aktualitet
Prova e pare per SPAK/ Koncesioni i sterilizimit, nje muaj pas padise nis marrja

Rreth një muaj pas padisë së depozituar nga Nisma Thurje, SPAK nis punën me dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Prokuroria e Posaçme anti korrupsion do të pyesë fillimisht persona që kanë dijeni për çështjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“SPAK ka vënë në lëvizje një prej çështjeve që konsiderohet si prova e parë për SPAK. Në këto momente burime zyrtare pranë SPAK konfirmojnë se është duke u marrë në pyetje mjeku Artan Koni, i cili ka qenë në grupin e personave që ka dorëzuar padinë.

Pas zotit Koni pritet që në SPAK të thirren të gjithë personat që kanë pasur të bëjnë me koncesionin e sterilizimit. SPAK nuk e ka listuar emrin e Beqjas në listën e personave që mund të japin shpjegime për momentin”, raportoi Lala.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK më 23 dhjetor është i përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas nismës “Thurja”, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT