Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Messi i jep fitoren Barcelones

Skuadra e Barcelones ia ka dalë të fitojë përballë Granadas, me rezultatin e ngushtë 1-0, Kjo sfidë, ishte shumë më e vështirë nga sa ishte menduar për katalanasit, që vuajtën shumë të gjenin golin. Megjithatë, kur ke Lionel Messin në ekip, ke gjithmonë mundësi për të fituar.

Ishte pikërisht ylli argjentinas ai që i dha fitoren Barcelonës, në minutën e 76-të. Aksioni i Barcelonës ishte fantastik për këtë gol dhe gjithçka nisi me një top të rikuperuar nga talenti Riqui Puig. 20 vjeçari pason për Sergio Busquets, i cili gjen Messin me një pasim të shkurtër.

Argjentinasi pason shpejt për Griezmann. Francezi pason në mënyrë të shkëlqyer me të jashtmen për Vidal. Më pas, mesfushori kilian pason me thembër për Messin, i cili konkretizon me gol këtë aksion fantastik. Barcelona rimerr kreun e La Ligas me 43 pikë, duke qëndruar para Real Madridit vetëm prej golaverazhit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.