Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Haradinaj rrefen zanafillen e ‘krisjes’ me Ramen

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje rreth darkës në shtëpinë e re të Thaçit në Prishtinë, që ishte zhvilluar në shkurt të 2019-s.

Në këtë darkë, i pranishëm përveç Thaçit, Haradinajt, Pacollit, Veselit e Limajt ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mesa duket, gjatë kësaj darke ka filluar ‘thyerja’ e madhe mes Ramush Haradinajt e Edi Ramës.

“Gjatë bisedës në këtë darkë është ekspozuar edhe njëherë kjo ide (shkëmbimi i territorit) edhe aty ka ndodhë shpjegim i jem definitiv që çështjet e Kosovës, nuk janë çështje të tij dhe nuk duhet ai mi trajtu”, sipas Haradinaj.

Duke treguar mbi darken në fjalë, Haradinaj ka bërë më dije që gjatë darkës ka pasur edhe siç i quan ai, “momente të ndjeshme” të Edi Ramës.

“Qysh është tradita jonë, e shqiptarëve unë kam qenë në shtëpi të zotërit Thaçi, ku pritja ka qenë në rregull, tamam shqiptare, ne kemi qenë të gjithë shqiptarë aty ulë dhe jam munduar ta ruaj atë takim me kurtuazinë mos me dëmtu atë situatë kur jemi disa shqiptar bashkë. Gjatë bisedës ka pasur edhe momente të ndishme të kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se gjatë kësaj darke ka qenë i prerë në vendimin e tij për çështjeve e territorit të Kosovës, teksa shton se ka respektuar sofrën ku ishte i ulur.

Gjatë intervistës, Haradinaj pohon se gjatë kësaj darke është diskutuar edhe çështja e varrit të heroit, Isa Boletinit duke mos u lëshuar në detaje.

Sipas Haradinaj, Hashim Thaçi ka qenë mjaftë i tërhequr, teksa ka theksuar se publikisht Thaçi ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.