Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gazetari zbardh videon: Kryetari i Bashkise eshte filmuar duke pire droge

Pak javë më parë, në emisionin Opinion gazetari Artan Hoxha deklaroi se dispononte një video për një kryetar bashkie.

Drejtuesi i emisionit pyeti gazetarin se çfarë përmban kjo video. Sipas gazetarit kryetari i Bashkisë është filmuar duke pirë drogë.

***

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon.

Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër.

Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem. Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj.

Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar./ Opinion

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.