Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dybala: Dua “Topin e Artë”, shpresoj te rikthehet Pogba

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, rikujton kohën kur Paul Pogba ishte pjesë e bardhezinjve dhe shpreson se një ditë ai do të rikthehet në Torino.

Argjentinasi tregon për ‘Otro’ se ai dhe Paul mendonin së bashku mënyra për të festuar golat, gjatë sezonit 2015-16 kur ata luajtën së bashku.

“Unë dhe Paul kemi një miqësi shumë të mirë. Mbaj mend kur ai ishte këtu, mendonim se si do të festonim pas golave. Ne shënonim shumë dhe festimet ndryshonin shpesh. Shpresoj që një ditë ai të rikthehet këtu dhe të festojmë sërish së bashku si dikur”, tregon Dybala.

26-vjeçari ka punuar me trajnerin aktual të Napolit, Gennaro Gattuso, në kohën kur Dybala ishte pjesë e Palermos dhe ai e pranon se ka mësuar shumë nga ish-mesfushori i Milanit. ‘’Në Argjentinë, Rinon e quajnë ‘të çmendur’ për mirë. Kur ai erdhi te Palermo, më ndihmoi shumë edhe pse nuk zgjati për shumë kohë. Gatusso nuk ishte shumë i dashur gjatë seancave stërvitore, por ai kështu është”, rikujton argjentinasi.

“Juventus? Mendoj se çdo lojtar ëndërron të luajë për një klub si Juventus. Unë kam vite që po e jetoj këtë ëndërr dhe jam mirënjohës që mundem të luaj për këto ngjyra. Një tjetër objektiv që kam, është të fitoj diçka të rëndësishme në aspektin personal me këtë klub,’’ mbyll numri 10 i Juventusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.