Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Cristiano Ronaldo, shpëtimtari i Juventusit

“Zonja e Vjeter” ka shënuar një fitore të vështirë në Torino kundër Parmës, me rezultat 2:1, në kuadër të javës 20 të Serie A.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ka katër pikë më shumë se Inter në pozitën e dytë, i cili arriti vetëm një barazim kundër Lecce 1:1.

Për fitoren e 16-të në këtë edicion garash për Juventusin u përkujdes ylli portugez Cristiano Ronaldo me golat e shënuar në minutat 43 dhe 58.

Parma, për të cilën kjo është humbja e tetë, arriti të rezistojë mjaft mirë ndaj një ekipi sikur është Juventus, por në fund nuk pati fuqi të nxjerrë të paktën një pikë.

Golin e vetëm për Parmën e shënoi Andrfeas Cornelius në minutën 55, por kjo ishte krejt ajo që mysafirët arritën të tregojnë sonte kundër kampionit italian.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet