Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Pasi e liruan me kusht, zbulohet firma ku do te punoje anetari i “bandes se Durresit”

Gjykata e Fierit, përfaqësuar nga gjyqtari Piro Sota vendosi lirimin me kusht anëtarit të bandës famkeqe të Durrësit, Sardian Sulejmani.

“Urdherohet lirimi i menjehershem i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Pas lirimit Sardian Sulejmanit bëhet e ditur se ai do të punojë si punëtor terreni në kompaninë “Kombi Invest”.

“Me aktin ‘Premtim për lidhje kontrate pune’ të dt.17.07.2019, administratori i shoqërisë ‘Kombi Invest’ sh.p.k, Ulis Gjata , ka marrë përsipër punësimin e kërkuesit me detyrën “punetor tereni” në rast se ai do të lirohet nga burgimi”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjithashtu një tjetër motiv ishte fakti se ai ishte tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

Një ndër arsyet që i siguroi Sulejmanit lirimin me kusht fakti se ai nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

Të dënuarit Sardian Sulejmani i kishte mbetur për të vuajtur dënimin prej 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.