Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tragjike ne Meksike, bandat e droges vrasin dhe djegin 10 muzikante

Dhjete muzikantë janë qëlluar për vdekje dhe trupat e tyre janë djegur gjatë një prite. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur, në pjesën jugore të Meksikës.

Zyrtarët dyshojnë se pas këtij sulmi qëndron një bandë e drogës.

Viktimat mësohet se i përkisnin moshës nga 15 deri në 42 vjeç, për të cilët thuhet se ishin anëtar të grupit muzikor “Sensacion Musical”. Ndërkohë BBC shkruan se pas krimit fshihet banda “Los Ardillos”.

Guerrero njihet se një prej rajoneve më të dhunshme në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollim të rrugëve të trafikimit drejt Oqeanit Paqësor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet