Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tirane, grabitesit hyjne ne shtepine e biznesmenit, plagosin burre e grua

Dy persona te armatosur hyne ne banesen e nje cifti ne zonen e Alliasit ne Tirane dhe i plagosen ata ne tentative per ti grabitur.

Policia tha se të plagosurit janë Petrit Laze 61-vjeç dhe Aferdita Laze 59-vjeçe, me aktivitet biznesi ne Tirane si pronare te furres se bukes “Laze”. Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ndersa mjeket bejne me dije se burri ndodhet në gjendje më të rëndë

Zbardhen detaje nga plagosja e ciftit ne Tirane. Policia tha se burre e grua u qellua nga dy persona qe hyne ne banesen e tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

LAJMI I MEPARSHEM: Plagosen burre e grua ne Tirane
TIRANË – Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Njazi Meka’ ku policia ka marre njoftim se ne oren 21.45 janë plagosur dy persona.

Sipas te dhenave paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur brenda një banese por nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe shkaku i plagosjes.

Pas marrjes së njoftimit policia ka mbërritur duke nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE: Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet