Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shpetuan alpinisten ne Tomor, Xhacka: Djemte tane te ushtrise ia dolen

Një alpiniste ka rënes në Malin e Tomorrit mesditën e sotme në afërsi tē Çesmës së Tarikos. Alpinistja ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rëshkitur në një zonë të thepisur.

Pas ngjarjes në vend është nisur një helikopter për ndihmë. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se ajo tashmë është evakuuar.

Postimi i ministres

Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar.

Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.🤝

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.