Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rruget e Tiranes te amortizuara, veshtiresi ne qarkullim

Si një alternativë për të shmangur autostradën, rruga dytësore është në një gjendje të degraduar , duke sjellë dëme për automjetet që lëvizin në këtë aks. Por shqetësim në këtë zonë, banorët kanë edhe trotuaret të cilat, megjithëse janë aty, nuk plotësojnë asnjë standard.

Rruga dytësore pranë Tregut Agroushqimor në Tiranë është një tjetër pasqyrim i cilësisë së punimeve të Bashkisë. Kushdo që përdor këtë rrugë, gjatë të gjithë këtij segmenti përballet me gropa dhe kanale.

Përgjatë këtij aksi janë vendosur një numër i madh biznesesh, duke u konsideruar zonë industriale. Por pavarësisht peshës që zënë me pagesën e taksave nuk u jepet vëmendja e duhur.

Shumë qytetarë përdorin këtë aks jo vetëm për shkak të bizneseve, por edhe për të shmangur trafikun që shpesh bëhet në autostradë. Por infrastruktura e degraduar sjell vështirësi në qarkullim.

Nuk janë vetëm drejtuesit e automjeteve ata të cilët hasen me vështirësi në infrastrukturën e rrugës, por edhe këmbësorët të cilët lëvizin në këtë trotuar pa standarde.

Edhe ky aks si shumë të tjera në Tiranë, çdo ditë ua bëjnë më të vështirë jetesën banorëve të kryeqytetit, të cilët nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë se një ditë autoritet do të kujtohen për ta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet