Marreveshja VV-LDK/ Thaçi thirrje Kurtit: Pranoje ose refuzoje mandatin

Kosovë&Rajon
Marreveshja VV-LDK/ Thaçi thirrje Kurtit: Pranoje ose refuzoje mandatin

Kosova vijon që të jetë pa qeveri dhe marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së duket larg, pavarësisht se Albin Kurti në cdo dalje është shprehur se pakti është afër. Por në kushtet kur ende në horizont nuk po duket asnjë sinjal për marrëveshje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua Albin Kurtit duke i thënë se duhet marrë mandatin për formimin e qeverisë ose në të kundërtën ta refuzojë atë.

“Koha po kalon, prandaj unë si president i vendit duke parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, që ka qenë edhe kandidat zyrtar i partisë për kryeministër gjatë fushatës, edhe gjithashtu që ka nominu më tepër se gjysmën e qeverisë, unë duke menduar se do ta pranoj, sepse është një rregull i pashkruar, në moment që kryetari i partisë së parë dhe i nominuari nga partia takohen dhe ka caktuar gjysmën e qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptimin zyrtar merr nominimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë kam nënshkruar atë ditë nominimin për zotin Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të qeverisë së Republikës së Kosovës, ai nominim me nënshkrim është ende në tavolinën time të punës këtu, prandaj shpresoj që nuk do të kalojë shumë kohë e gjatë që edhe zoti Kurti të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit që është vullnet i partisë së tij dhe elektoratit të tij, në rrethana tjera duhet ta deklaroj refuzimin. Natyrisht se tash i mbetet kryetarit të partisë së parë që të bëj hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka premtuar që në ditët vijuese do ta pranon edhe në kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë’, tha presidenti Thaçi.

Kanë kaluar mbi 100 ditë prej ditës së zgjedhjeve dhe dy partitë fituese, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin trumbetuar një koalicion të përbashkët e të emëruar nga vetë ata si “koalicioni i shpresës”, nuk po tregojnë se mund të ketë shpresë për këtë koalicion.

ME TE LEXUARAT