Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kina kalon termetin me fuqi 6.4 rihter pa asnje demtim

Një tërmet 6.4 ballësh godet Kinën, njoftojne mediat vendase.

Lekundja e fuqisë 6.4 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot provincën Xinjiang të Kinës sot, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Qendra e Rrjeteve të Tërmetit në Kinë raportoi goditjen në orën 9.21 pas orës lokale.

Tërmeti ndodhi rreth 100 km në lindje të Kashgarit në perëndimin e largët të Kinës, në një thellësi prej rreth 10 km, raporton Reuters.

Nuk raportohet për dëme materiale ose viktima në njerëz.

Ky është tërmeti i tretë i ndjerë në Xinjiangun Jugor, ne Kinë gjatë 47 orëve te fundit.

Disa banorë u raportuan në mediat sociale duke ndarë frikën e tyre për dridhjet.

Një person postoi në Twitter duke shkruar: “toka po dridhet dhe ne nuk kemi besim të shkojmë të flemë sepse kemi frike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet