Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Grabitesit moren parate e bashkeshorteve, pronaret e furres se bukes u plagosen gjate perleshjes

Biznesmenet Petrit dhe Aferdita Laze jane plagosur mbremjen e te dieles me arme brenda baneses se tyre ne Tirane.

Policia ka thene se burrë e grua janë plagosur me armë zjarri në lagjen Allias në kryeqytet.

Çifti Petrit dhe Afërdita Laze ndodheshin brenda banesës së tyre, kur disa persona kanë hyrë për të grabitur para në shtëpinë e tyre.

Dy bashkëshortët, prindër të dy fëmijëve, kanë pikasur grabitësit me të cilët janë përleshur, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar drejt çitit me armë zjarri.

Ngjarja është parë nga një prej fëmijëve të çiftit të bashkëshortëve, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Autorët kanë mundur të largohen bashkë me një shumë parash që kanë arritur të marrin në vilën qe ndodhet në rrugën “Njazi Meka“.

LEXONI EDHE:
Tirane, grabitesit hyjne ne shtepine e biznesmenit, plagosin burre e grua

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.