Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Drejtonin mjetin ne gjendje të dehur/ Dy tearrestuar në Berat

Nga ana e Strukturave të Policisë Rrugore, në vijim të punës për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, gjatë kontrollit të ushtruara prej tyre, janë konstatuar dy shtetas të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Nga ana e forcave policore,u bë i mundur arrestimi i shetasve:

P.T, 36 vjeç, banues në Urë Vajgurore Berat. Ai është kapur në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Protoduar”, në gjendje të dehur në masën 1.06 mg/l alkool.

E.H ,27 vjeç,banues në Kuçovë, i cili është kapur ne vendin e quajtur “Karburanti Merko’’ në Berat, në gjendje të dehur, në masën 0.59 ml/l alkool.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, neni 291 të Kodit Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.