Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Braçe: Pune me vepra, do e nxjerrim Grabianin ne Divjake

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në rrjetet sociale nga punimet që po bëhen në zonën e Grabianit në Lushnje, ku ai është zgjedhur deputet. Braçe thotë se modernizimi i kësaj zone po vijon.

“Po bejme unaza e kodres, do e nxjerrim menjehere Grabianin ne Divjake; Granian-Dushk Can-Germenj-Divjake per 15 minuta! Ne vetem 4 vite, Grabianin e kemi lidhur me zonen bujqesore te Gradishte-Mertish, me Çermen dhe Luahnjen, tani direkt edhe me Divjaken, pse jo edhe me linje urbani publik.

Nderkohe, po urbanizojme edhe lagjen hyrese te Grabianit; Kanalizime te ujrave te zeza e te bardha, trotuare, ndricim dhe uje te pishem. Sic e shihni jemi ne pune ne unaze” shkruan Braçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.