Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Antiduhani, kontrolle te befta ne lokalet e bllokut, vendosen 11 gjoba

Ne zonen e bllokut kane nisur kontrollet e befta ne kuader te ligjit Antiduhan. Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në orët e vona të natës, gjatë fundjavës, kanë realizuar kontrolle në ish-bllok dhe në zona të tjera të Tiranës.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë gjetur shkelje per te cilat jane vendosur 11 masa administrative, ndërsa për përsëritësit e shkeljeve, dënimi është më i madh.

Nga 11 masat e mësipërme, dy raste janë përsëritës të shkeljes, duke u gjobitur me 600 000 lekë secili, ndërsa 9 rastet e tjera, gjoba është 300 000 lekë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet