Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

Alpinisti shqiptar thyen kemben ne Malin e Tomorrit, pritet nderhyrja me helikopter

Një alpinist ka mbetur i plagosur sot në Malin e Tomorrit, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe për pasojë ka thyerë këmbën. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos. Alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshqitur në një zonë të thepisur.

Ai është ndihmuar për t’u nxjerrë nga vendi ku renë nga bashkudhëtarët e tij në këtë aventurë. Burime nga Komisariati i Policisë Skrapar bëjnë me dije se alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhë në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshqiti. Po kështu, konfirmohet se, alpinistët janë të gjithë shqiptarë por identiteti i tyre nuk dihet ende, ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata janë.

Kanë qënë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile. Mësohet se nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin e dëmtuar për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.