Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksidenti fatal ne Torino, tjeter shqiptar i vdekur ne Itali

Një shqiptar është aksidentuar për vdekje nga një makinë në Itali mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Torinos. Viktima është një 35-vjeçar, raportojnë mediat italiane, por nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.

Viktima po ecte në anë të rrugës kur u përplas nga një makinë. Goditja ishte e fortë, saqë shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Ndërsa, shoferi i mjetit që përplasi 35-vjeçarin, nuk ndaloi por u largua nga vendngjarja.

Policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi për vdekje 35-vjeçarin shqiptar.

Në tri ditët e fundit, dy shqiptarë kanë humbur jetën në Itali në aksidente rrugore. Në të dy rastet, viktimat kanë qenë duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur për vdekje nga makina.

Të mërkurën, një 63-vjeçar shqiptar në zonën e Rimini humbi jetën në një aksident të tillë. Shoferi i makinës që e përplasi ishte nën shok pas ngjarjes, dhe tha se nuk e kishte parë shqiptarin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet