Tre ligje interesante do te miratohen gjate ketij viti ne Zvicer

Bota

Viti 2020 do të sjellë shumë ndryshime domethënëse në ligjet e Zvicrës, në disa fusha të ndryshme.

Së fundi, shteti zviceran ka bërë të ditur se do të ketë disa ndryshme të ligjeve në 3 fusha të ndryshme në atë të rritjes së kontributeve të mbrojtjes sociale, martesë dhe në moshën e pensionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja një vështrim mbi të gjitha këto ndryshime të rëndësishme që shumë shpejt do të hyjnë në fuqi:

Rritja e kontributeve të mbrojtjes sociale

Punonjësit dhe punëdhënësit do të rritin kontributet e tyre sociale (AVS / AI / APG / AC) nga 12.45 përqind në 12,75 për qind në vitin 2020. Kjo rritje do të garantojë më shumë se 2 miliardë franga në vit në sigurimet shoqërore.

Pagesat minimale mujore të sigurimeve shoqërore do të mbeten fikse në 1,185 franga. Sidoqoftë, paga bazë për pronarët e shtëpive do të rritet me 1.6 përqind.

Martesë

Nusja dhe dhëndri nuk do të duhet më të presin 10 ditë për t’u martuar pas marrjes së pëlqimit nga autoritetet lokale. Por ata do të martohen, në prani të dy dëshmitarëve për një periudhë të shkurtër.

Mosha e pensionit

Një ndryshim i madh që do të ndodhë në vitin 2020 ka shumë të ngjarë të jetë një rritje e moshës së pensionit për gratë.

Aktualisht është në 64 vjeç, ndërkohë qeveria federale është në favor të ngritjes së saj në 65 vjeç – niveli që është vendosur për burrat – megjithatë do të duhet të kalojë një konsultim publik diku në fillim të vitit 2020.

ME TE LEXUARAT