Pamjet e aksionit te RENEA-s, hapi zjarr ndaj policise, Xhevahir Jonuzi vrau dy persona ne 1997-en

Aktualitet

Diten e sotme eshte arrestuar ne gjendje te plagosur 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi, i cilësuar si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës. Ne oret e mengjesit ai hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Forcat e Renea-s i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga policia behet e ditur se Xhevahir Jonuzi në bashkëpunim me Anton Alliu, kanë vrarë për motive te dobëta në 25 Mars 1997 me armë zjarri kallashnikov (automatik) shtetasit Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

PAMJET NGA OPERACIONI I RENEAS:

ME TE LEXUARAT