Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PD: Reforma ne sektorin e energjise elektrike nje mashtrim i qeverise se Rames

Partia Demokratike akuzon qeverinë se reforma për energjinë elektrike ka shërbyer për klientët e Edi Ramës.

Me anë të një deklarate për mediat, Enno Bozdo tha se përgjegjësit për këtë kolaps në sektorin e energjisë duhet të dalin përpara drejtësisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,

Raporti i Bankës Botërore nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës me energjinë elektrike: 43% e kompanive e identifikojnë si pengese për të bërë biznes. Kjo periudhe thatësirë po u fakton shqiptareve se ashtuquajtura reforme e suksesshme ne sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe prodhim i propagandës së qeverisë së Edi Ramës.

Ndërprerjeve te shpeshta të energjisë elektrike ne muajt e fundit në të gjithë Shqipërinë, furnizimit me tension të ulet jashtë parametrave teknike, numrit shumë të lartë të defekteve si pasojë e mungesës së investimeve të duhura në rrjet, u shtohet edhe një fakt tjetër i rëndë, i pohuar zyrtarisht nga vetë OSHEE: humbja financiare e kompanisë këtë vit është 64 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por që sektori është ne kolaps për shkak të korrupsionit partiak, përfitimeve dhe klientelizmit të shfrenuar. Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerrë tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

 

Problematika e rëndë e furnizimit me energji elektrike si dhe kosto e madhe që paguajnë qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, në formën e tarifave të larta të blerjes së energjisë elektrike, por edhe në formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qartë nga Raporti i Bankës Botërore.

 

 

43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për te bere biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%;

18.6 ditë duhen mesatarisht në Shqipëri për një biznes për t’u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin në vitin 2013

58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike në mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% më e lartë se në vitin 2013

Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator;

Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% të produktit te tyre për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të procesit të prodhimit. Në terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro në vit, shifër kjo shumë e madhe që përfaqëson koston të drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi. Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake që i ndodhin konsumatorit familjar.

 

 

Shifrat tregojnë qartë se jo vetëm që klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar rëndë, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht në kolaps

 

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për familjet dhe biznesin, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia.

 

Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës. Reforma e vërtetë në sektorin e energjisë është jetike!

 

Në mbështetje të biznesit, ne do të mundësojmë uljen me të paktën 20% te çmimit të energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.

 

Asnjë shqiptar i pamundur nuk do të burgoset më për energjinë. Asnjë shqiptar nuk do të humbë më jetën sepse është në pamundësi ekonomike. Asnjë fëmijë nuk do të ngelet më jetim, sepse prindi nuk ka mundësi të paguajë energjinë. Asnjë biznes nuk do ta identifikojë më energjinë si problem kryesor në sipërmarrjen e tij.

 

Transparenca e parave të mbledhura nga paguesit e energjisë elektrike do të jetë maksimale. Shqiptarët do ta dinë me qartësi se ku shkojnë paratë e tyre, sesi ato investohen në të mirë të sektorit dhe jo tek xhepat e kryeministrit dhe miqve të tij. Ata që kanë abuzuar dhe kanë vjedhur këto para, do të mbajnë te gjithë përgjegjësi përpara ligjit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet