Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Këngëtari i njohur pëson atak kardiak gjatë koncertit

Këngëtari i grupit muzikor të njohur për fëmijë, Greg Page ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës që po jepte një koncert në Sidnei të Australisë.

Page u shtri në skenë pas 1 ore koncert. Grupi në Twitter ka shkruar se këngëtari është dërguar për kurim në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi muzikor Wiggles u krijua në vitin 1991 dhe Page është anëtar dhe ideator i këtij grupi. Ai e la grupin në vitin 2006 për arsye shëndetësore për t’u kthyer sërish në 2012 dhe për t’u larguar prapë.

Të enjten këngëtari festoi ditëlindjen e tij të 48./top channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.