Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Kapet maniaku i dehur/ 60-vjeçari beri seks me minorenen

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka arrestuar një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene me aftësi të kufizuara. Në momentin e arrestimit, ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të  mitur me aftësi të kufizuara

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qënë duke drejtuar mjetin e tij, ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.