Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

I vranë motrën në Francë, vëllai i burgosur tenton për herë të dytë vetëvrasjen, zbardhet dëshmia

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), prostitutës shqiptare që u gjet e masakruar në pyllin francez, ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambienteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.

Shpëtim Kovaçi ka pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti” dhe, pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij, është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se i burgosuri Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe, pas një lavazhoje stomaku dhe medikamenteve të marra, është jashtë rrezikut për jetën.

Burime të besueshme brenda burgut të Beratit konfirmojnë për “News 24” se Shpëtim Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë, pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij, 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi), që u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll në Francë, ditën e Krishtlindjeve. Sipas të njëjtave burime, Kovaçi ka deklaruar pas vdekjes së motrës se ajo ishte e vetmja në familje që kujdesej për të gjithë dhe që dërgonte lekë për t’u ushqyer.

I burgosuri Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambienteve të Burgut të Beratit edhe disa ditë më parë, më 11 janar, duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojës, në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës. Ky nuk është rasti i parë kur të burgosurit në Burgun e Beratit tentojnë vetëvrasjen me mënyra nga më të ndryshmet.

Ngjarjet janë mësuar në të gjitha rastet nga burimet brenda burgut, pasi vetë drejtuesit e këtij institucioni janë përpjekur t’i mbajnë gjithmonë të fshehta ngjarjet e tilla, që kanë përfunduar në disa raste edhe me vdekje. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për “vrasje”, 8-vite më parë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.