I kapen municione luftarake e hashash, burg per infermierin

Aktualitet

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "burg pa afat" për infermierin Dine Kika, i cili u arrestua para tre ditësh për armëmbajtje pa leje dhe kulitivim narkotikësh.

Avokati i tij ka mohuar akuzat duke thënë se automjeti në të cilën u gjet lënda narkotike nuk është ne emër të klientit të tij, ndërsa armët ishin të mbetura që prej vitit 1997.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas një kontrolli në banesën e tij në fshatin Buz të Tepelenës, infermierit iu vunë prangat sepse policët gjetën të fshehura një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe municion luftarak.

Në makinën e tij, u sekuestrua sasia prej 1.5 kg kanabisi.

Dine Kika, 40 vjeç akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

ME TE LEXUARAT