Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

I ftohti vazhdon, parashikimi i motit per diten e sotme

MeteoAlb: Vijon ndikimi i vlerave të larta barike duke diktuar në bregdet dhe zonat e ulta kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rënie sjell mesdita duke variuar nga -3°C deri në 14°C, maksimumi në zonat Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet