Grabitje spektakolare në mes të kryeqytetit, 3 persona “zbrazin” argjendarinë

Bota

Ky është momenti kur një makinë tip “Range Rover” futet nga dera e përparme e një dyqani argjendarie. Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor të vitit të shkuar në Shepherds Bush në Londër, por vetëm së fundmi, policia ka publikuar pamjet.

Videoja tregon momentin kur makina e zezë futet në argjendari duke trembur personat që ndodheshin në ambientet e saj. Më pas, nga automjeti dalin 3 persona, që me një kamxhik të madh nisin të shkatërrojnë raftet dhe marrin prej tyre bizhuteri me vlera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grabitësit më pas detyrohen të përdorin një derë tjetër për t’u larguar, të cilën e thyejnë me anë të një çekiçi.

Pjesë e grupit që theu dhe më pas grabiti bizhuteritë ishte edhe Ben Wegener, i cili u kap në flagrancë dhe u dënua me 10 vite burg. Dy të dyshuarit e tjerë arritën të shpëtojnë dhe janë akoma në gjendje të lirë./top channel

ME TE LEXUARAT