Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Burri tenton te vrase gruan, policia parandalon krimin ne Shkoder

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia. Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten. Policia e Shkodres beri te mundur arrestimin në flagrancë te shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.