Atentati ne Vlore, kush eshte i sapoliruari nga burgu, e plagosen bashke me vjehrrin

Aktualitet

Dy persona janë plagosur me breshëri automatiku në Vlorë tek Transballkanikja. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen "Bashkimi" të Vlorës rreth orës 18:20.

Të plagosurit janë Roland Çepaj dhe dhenderri i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar per plagosje në qershor të 2019.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personat kanë qenë brenda një lokali, pranë rrugës Transballkanike, ndërsa mësohet se janë qëlluar nga një automjet.

Autorët kanë ardhur nga rruga Transballkanike me një automjet, janë ndalur përpara lokalit, kanë qëndruar për pak minuta dhe me pas kane goditur me breshëri ne drejtim te dy personave.

Shënjestra Nikollaq Çepaj (Taullaraj)- 36-vjecari Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ishte martuar me motrën e Roland Çepajt. Ai dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit, ndërsa aksidentalisht u plagos edhe kunati. Taullaraj sapo kishte dalë nga burgu, pasi në qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen 'Pavarësia'.

"Rreth orës 18:22, në lagjen "Bashkimi" Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Po sipas policisë, autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Në zonën ku ndodhi ngjarja është evidentuar një automjet "benz" i zi, i cili dyshohet se i përket autorëve.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Ulerima dhe bresheri", rrëfimi i xhaxhait te njerit prej te plagosurve ne Vlore

ME TE LEXUARAT