Atentati ne Vlore, i sapoliruari nga burgu ne spital me pese plumba ne trup

Aktualitet

I sapoliruari nga burgu Nikollaq Çepaj, mbeti i plagosur rëndë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Ndaj tij u bë atentat me kallashnikov, teksa pinte kafe në lokal bashkë me kushëririn e tij i cili gjithashtu u plagos por është jashtë rrezikut për jetën.

Burimet nga spitali i Vlorës thanë se 36-vjeçari Nikollaq Çepaj ka marrë pesë plumba, në kokë dhe trup. Ai u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rënde.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa Roland Cepaj është në spitalin e Vlorës me frakturë të femurit. Mjekët thanë se ai është në gjendje të stabilizuar.

Ngjarja ndodhi sot pas orës 18:00 në një lokal të lagjes Kushtrimi në Vlorë. Nikollaq Cepaj dhe kushëriri i tij, Roland Cepaj 28 vjec ishin duke pirë kafe kur u qëlluan me breshëri armësh nga një makinë Mercedes Benz. Disa orë më pas makina dhe arma u gjetën të djegura në fshatin Cervenicë.

Ne lidhje me autorin, dëshmitarët i thanë policisë se ishte me kapele dhe me mjekër, deri më tani forcat e rendit nuk kanë rënë në gjurmë të tij.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-18-at-9.10.16-PM.mp4

ME TE LEXUARAT