Arrestimi i vellait te shefit te Policise Diber, PD akuza Edi Rames: Mbeshtet krimin

Aktualitet

Enkelejd Alibeaj me anë të një deklarate për mediat deklaroi se arrestimi i Pajtim Agës për drogë, vëllai i shefit të Policisë Dibër Robert Aga dëshmon se shteti është bërë palë me krimin

“Arrestimi i përsëritur për trafik droge të Pajtim Agës për dosjen 184 dëxshmon përshkallëzim të krimit dhe se krimi ka mbështetjen e qeverisë dhe të policisë. Kur krimi ka lidhje me zgjedhjen, krimineli ka lidhje me Ramën. Pajtim Aga është vëllai i Pajtim Agës, drejtorit famëkeq, i cili doli në përgjime në BILD. Këta vjedhin shqiptarët bashkë me Edi Ramën, Xhemal Qefalinë, Saimir Tahiri etj. Kjo bandë arriti të vjedhë votat e dibranëve”, tha Alibeaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Enkelejd Alibeaj akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën, duke thënë se kryeministri është bablok i krimit.

“Pajtim Aga dhe vëllai i tij janë ekzekutorë të mbledhjes së votave, që merrnin urdhëra nga Babloku i krimit Edi Rama. Kjo bandë qeveritare ka në krye Bablokun e Krimit, Ramën. BILD e Zëri i Amerikës treguan terrorin mbi administratën për zgjedhjet e 2016. Robert Aga, në vend se të ndëshkohej, u gradua, kurse vëllai vazhdoi të merret me trafik droge. Rama vazhdon të bashkëpunojë me bandat e krimit dhe trafikantët”, deklaroi ai.

 

 

Më tej, Alibeaj theksoi se SPAK duhet të nisë punën menjëherë për të hetuar dosjen e famshme 184 të vjedhjes së votave në Dibër.

 

“SPAK mjafton që të ketë vullnet dhe të dënojë bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknurin e Saimir Tahirin. SPAk duhet të hetojë batërdinë që ka ndodhur”, u shpreh Alibeaj.

 

Fjala e ish-ministrit Enkelejd Alibeaj:

 

 

Vëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë.

 

Kur krimi lidhjet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës.

 

 

Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.

 

E gjithë kjo bandë vjedhësish votash, arriti që nën përdorimin e parasë, terrorit policor dhe administratës, të vidhnin votat e dibranëve. I madh e i vogël brenda e jashtë Shqipërisë janë njohur me bëmat e kësaj bande qeveritare, nga Zëri i Amerikës, nga Bild-i gjerman e media të tjera botërore.

 

I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.

 

Robert Aga ishte ai që merrte garanci nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, që “të mos e çante kokën” për asgjë, mjaftonte që gostia e bandës qeveritare, me votat e vjedhura, të shantazhuara, të terrorizuara, të blera me paratë e drogës e kanabisit, të kënaqte babëzinë për pushtet dhe para të bandës qeveritare me në krye Bablokun.

 

Bildi gjerman tregoi fare qartë, ne shqip, anglisht dhe gjermanisht, batërdinë me zgjedhjet e Dibrës 2016, që ishin paradhoma e zgjedhjeve të vitit 2017.

 

Zëri i Amerikës konfirmoi terrorin mbi administratën deri në kupolën e qeverisë. Por në vend që hajdutët të ndëshkoheshin, Robert Aga u shpërblye me gradim në detyrë dhe i vëllai vazhdoi trafikun e drogës.

 

Nuk ka provë më të qarte, e më të freskët se kjo ngjarje për t’i kujtuar kujtdo brenda vendit e deri në Bruksel, Berlin e Paris, se plani i vetëm i Edi Ramës për zgjedhjet në Shqipëri është bashkëpunimi gjithnjë e më i fortë, gjithnjë e më i qëndrueshëm, me bandat e krimit dhe bosët e trafikut.

 

Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.

Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.

ME TE LEXUARAT