Vret te dashuren, shkon ne televizion dhe e rrefen

Bota

Këtë të mërkurë gjatë një transmetimi televiziv direkt në ‘News18’, deklaroi se ka vrarë të dashurën e tij gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Kam bërë një gabim”, janë fjalët e 31-vjeçarit indian Maninder Singh, i cili u arrestua menjëherë pas rrëfimit nga policia e Chandigar, në Punjab.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Singh ishte në liri me kusht pas një dënimi të mëparshëm, po për vrasje, në vitin 2010.

Sarabjit Kaur, e dashura e tij ishte 27 vjeçe dhe punonte si infermire në një spital privat.

Ajo u mbyt në dhomën e hotelit ku ndodheshin, ndërkohë që çifti kishin planifikuar që të martoheshin, shkruan noa.

Singh, i cili që nga momenti i krimit ishte shpallur në kërkim si i dyshuari i vetëm, u paraqit në studion e televizionit dhe kërkoi që të rrëfente live se kishte vrarë Sarabjit, pasi ajo i kishte thënë se nuk e donte më dhe se kishte në plan që të ndaheshin.

Transmetimi u pa nga miliona telespektatorë, ndërkohë që ky rast ngjalli debate të forta lidhur me etikën e transmetimit dhe se si u lejua që të fliste pa praninë e një avokati.

ME TE LEXUARAT