Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

Vrau 18 vite me pare, kapet shqiptari i kerkuar ne Itali

Një shqiptar me emrin Ditran Ternova, ose i njohur ndryshe Luciano Ternova ësthë arrestuar sot pasi vrau më 5 dhjetor të 2001 një italian në Romë.

Bashkë me një person tjetër, vrau një person tjetër duke përdorur një makinë nga e cila e qëlluan viktimën dhe më pas ikën.

Pikërisht, Policia gjeti automjetin dhe mësoi se ishte në përdorim të disa emigrantëve shqiptarë ilegalë.

Sipas ANSA, bashkëpunëtori i Ditran Ternovës u arrestua shpejt, kurse për Ternovën më 2011 Gjykata caktoi dënimin me 11 vite burg. Sot ai u arrestua në provincën e Krotones, shumë larg nga vendi ku kreu atentatin. Ai prej 19 vitesh i fshihej autoriteteve duke punuar në Itali me identitete false të ndryshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.