Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

U pezullua per korrupsion dhe u rikthye në detyre pas 8 vitesh, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren

TIRANË
Një tjetër gjyqtar ngec në rrjetën e vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Marsela Balili, e cila është shkarkuar sot nga detyra nga KPK.

Me sa duket është pasuria që ka djegur gjykatësen e cila u largua për 9 vite nga sistemi i drejtësisë me një akuzë korrupsioni por më pas doli e pafajshme.

loading...

Rekomandojme

Gjyqtarja Marsela Balili, e caktuar përkohësisht si pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u përball me probleme të shumta në kriterin e pasurisë gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Xhensila Pine anëtare vendosi sot të shkarkojë nga detyra Balilin.

Gjyqtarja e kishte nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2004, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 2009. Me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Balilit iu hoq imuniteti dhe u pezullua nga detyra në vitin 2009, pasi Prokuroria nisi një procedim penal ndaj saj dhe bashkëshortit prokuror, Aleksandër Plepi për veprën penale të korrupsionit.

Në fund të procesit, Balili u shpall e pafajshme ndërsa bashkëshorti i saj u dënua me 1 vit burg. Marsela Balili u rikthye në sistemin e drejtësisë me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2017 si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas shkrirjes së kësaj gjykate, ajo u caktua përkohësisht anëtare e Gjykatës së Posaçme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet