U kapen me 3.4 milione euro ne 'Toyota Yaris', lirohen 6 te arrestuarit

Aktualitet

Gjykata ndryshon masen e sigurisë për 6 te arrestuarit e çështjes e “Toyota Yaris” te cileve iu sekuestruan 3.4 milione euro ne portin e Durresit.

Nga arrest me burg që është dhënë nga Krimet e Rënda, të dyshuarit tashmë u është caktuar masa “detyrim paraqitje” ne policinë gjyqesore

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Detyrim paraqitje për Edi Likën, Klevi Lekën, Alban Mollaymerin dhe Agim Canin.

Ndërkohë ka ndryshuar edhe akuza. Nga pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar criminal, në mosdeklarim të holash në kufi.

Katër të sipërpërmendurit akuzohen si të implikuar në aferën e 3.4 milionë euro që u bllokuan në një makinë Toyota Yaris në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018.

Ndërkohë në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi. Ata mendohet se janë porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën paratë.

Ngjarja trazoi edhe politikën. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla, kanë shkëmbyer akuza reciproke për përfshirje në këtë aferë.

ME TE LEXUARAT