Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Spiunoi mafian shqiptare, ekzekutohet ultrasi i Lazios

Lideri i grupit të tifozëve ultras të Lazios u vra gushtin e kaluar , teksa ishte ulur në stolin e një parku në Romë. 53 vjeçari, ishte ulur në një stol në Viale Monia në numrin 273 së bashku me një person të dytë , kur një burrë me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.

Sipas Prokurorisë Italiane, 53-vjeçari Fabrizio Piscitelli, i njohur me pseudonimin “Diabolik”, mendohet të jetë vrarë për shkak sinjalizimit që ka bërë në lidhje me trafiqet e paligjshëm të klaneve kriminale shqiptare.

Gazeta italiane “Il Messagero” shkruante se “Diabolik”, për 30 vjet ishte lider i padiskutueshëm i grupit famëkeq të tifozëve dhe kishte nisur të përhapte fjalë për aktivitetin e paligjshëm dhe pastrimin e parave të Mafias Shqiptare, ndoshta dhe duke marre garanci nga autoritetet italiane që do të ishtë një dëshmitar i mbrojtur.

Ndërkohë që më herët, Në vitin 2015, Diabolik u konsiderua përgjegjës, së bashku me ultras të tjerë, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, me prokurorët që e konsideruan Diabolik në krye të një grup kriminel italo-shqiptar, të quajtur “Batteria di Ponte Milvio”.

Vrasja e tij, dyshohet se ka lidhje me larje hesapesh, ndërkohë që Hetuesit janë të bindur se vrasja ka ardhur si pasojë e përplasjes së Fabrizios me grupin e tij, duke mos e konsideruar më si të besueshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Marin Murataj says

    Shqipria duhet te jet NJE Shtet I fuqishem DHE te mbroj popullin vet per cdo te DREJT te njeriut qe mban Demokratia nga Femija DERI tek pencinet te ket zila Eurapa kur Shqiperia te mbron njonji tjetrin

Leave A Reply

Your email address will not be published.