Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shi dhe renie temperaturash, si ndryshon moti pas disa oresh

Pas disa ditëve me mot të bukur me diell tashmë situata atmosferike mbi vendin tonë do të ndryshojë gradualisht duke filluar nga dita e nesërme, paralajmëron Shërbimi Meteorologji Ushtarak.

loading...

Rekomandojme

Në këtë mënyrë dita e Shtunë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave fillimisht mesatare dhe prej orëve të pasdites deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta përgjatë vijës bregdetare.

Ashtu si këto ditët e fundit edhe nesër në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore pritet të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar dhe gjithashtu për shkak të temperaturave të ulta do te ketë edhe brymë.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të regjistrohen nga -6ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet