Po udhetonte me gruan drejt Greqise, si u zbulua droga ne makinen e 40-vjeçarit

Aktualitet

Një automjet me një sasi të konsiderueshme droge është ndaluar sot në Qafe-Botë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arsen Hoxha, rreth 40-vjec, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij drejt Greqisë.

Po ashtu mësohet se mjeti po i nënshtrohet kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, ndërkohë që detajet pritet të bëhen publike në orët në vijim. Po ashtu se drejtuesi i mjetit, Hoxha, është arrestuar dhe më parë në vitin 2014 për trafik klandestinesh në Sarandë.

ME TE LEXUARAT