Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Pengmarrja ne Kamze/ Gjithçka u filmua nga kamerat

Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, por policia nuk ka ende asnjë gjurmë të pengmarrësve të një personi gjatë mesditës së sotme në rrugën “London” të Kamzës.

Burime zyrtare bënë me dije se konflikti mund të ketë ndodhur për shkak të një makine

Pas debatit ata kanë e kanë marrë atë në makinë duke u larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

ABC Neës ka siguruar për pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa raporton se për herë të fundit makina e autorëve të dyshuar është lokalizuar në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Policia ka shoqëruar për momentin një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, e cila ka parukeri përballë vendit ku ndodhi sherri.

Raportohet se banoret nuk kanë njohur as personin e marrë peng dhe as personat e përfshirë në këtë konflikt.

Mësohet se ata janë larguar me një fuoristradë të bardhë.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë se një shtëpie aty pranë, pamjet e të cilës janë marrë nga grupi hetimor për të parë se çfarë ka ndodhur.

Në operacion janë përfshirë drejtoria e policisë së Durrësit dhe e Tiranës për të shkëmbyer të dhëna.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.